
Mimoza Ahmeti është kthyer padiskutim në kryefjalën e këtij edicioni të “Ferma VIP 3”, duke dhuruar pafund momente virale dhe të qeshura me natyrën e saj pa komplekse.
Megjithatë, pas batutave dhe humorit spontan, duket se fshihet një motiv shumë më i thellë dhe prekës për pjesëmarrjen e saj në këtë reality show.
Ditën e sotme, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë me shpejtësi një video e një interviste të dhënë nga poetja pak para se të bëhej pjesë e formatit.
Në këtë bisedë, Mimoza jo vetëm që lë të kuptohet se do t’i bashkohej kastit të fermerëve, por zbulon hapur se synimi i saj kryesor është fitorja.
Arsyeja e këtij synimi nuk lidhet aspak me famën apo rikthimin në vëmendjen mediatike, por me një kauzë tepër njerëzore dhe fisnike.
Shkrimtarja ka treguar se çmimi i madh i nevojitet për të ndihmuar financiarisht një person me probleme të rënda shëndetësore. “Dua të suportoj një të sëmurë me ato para,” dëgjohet të thotë ajo mes të tjerash në videon e publikuar.
Kjo arsye e fortë ka bërë që mbështetja dhe simpatia e ndjekësve për Mimozën të rritet edhe më shumë, duke e parë atë jo vetëm si “fenomenin” e këtij viti, por edhe si një grua me zemër të madhe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
