
Gara për finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, e cila do të mbahet më 18 Prill, po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.
Rezultatet e fundit nga sondazhet dhe një analizë e detajuar e situatës tregojnë një përmbysje interesante në mbështetjen e publikut, duke zbuluar edhe katërshen që pritet të shkojë deri në fund të këtij rrugëtimi.
Selin është banorja e parë që ka siguruar prej ditësh vendin e saj në finale, duke u pozicionuar si një nga pretendentet kryesore.
Pas saj, lista pritet të plotësohet nga Miri, i cili konsiderohet tashmë një finalist i garantuar.
Po ashtu, një biletë të sigurt për në finale e ka edhe Rogerti; pavarësisht debateve dhe natyrës së tij shpeshherë agresive brenda shtëpisë, ai ka arritur të ruajë fort pozitat e tij te publiku.
Ndërkohë, beteja më e ashpër mbetet për vendin e katërt. Në një garë të ngushtë mes Mateos, Brikenës dhe Shëndritit, parashikimet tregojnë se do të jetë pikërisht Mateo ai që do të “rrëmbejë” biletën e fundit.
Kjo do të lërë përfundimisht jashtë finales së madhe Brikenën dhe Shëndritin, duke u ndërprerë rrugëtimin vetëm pak ditë larg natës finale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
