SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 20:08

Xhemi Shehu i nxjerr “sekretet” Arbana Osmanit dhe partnerit të saj: Ta tregonte qejfin Eduarti

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani kanë ndërtuar vit pas viti një shoqëri për tu pasur zili.

Dy moderatoret kalojnë shpesh kohë me njëra-tjetrën dhe publikojnë foto e video në rrjetet e tyre sociale, tek të cilat nuk mungojnë as notat e humorit. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi me postimet e tyre në rrjetet sociale që tregojnë raportin e ngushtë mes dy moderatoreve.

Xhemi ka publikuar në Instastory një video me Arbanën, e cila i kërkon mikeshës së saj t’i bëjë një foto.

Më pas Xhemi ka postuar një foto me Arbanën ku shkruan, “Foto bukur” dhe i bën tag kësaj të fundit.

 

Në një tjetër video Xhemi shkruan duke qeshur se partneri i Arbanës, Eduard Grishaj, është xheloz.

“30 minuta para se ta tregonte qejfin mirë Eduarti se si ishe veshur”- shkruan Xhemi krahas videos.

 

Ndërkohë Arbana i është përgjigjur vetëm videos së parë të Xhemit krahas së cilës shkruan: “Bukur jam veshur edhe sot por s’denjon zotrote të dalësh me mua."