SHOWBIZ / E Hënë 23 Maj 2022, 00:12

VIDEO/ “Azet në gjendje jo të mirë shëndetësore”, zbulohet ekskluzivisht si u sulmua eskorta e këngëtarit shqiptar në Vjenë

Mbrëmjen e së shtunës, eskorta e rep-artisti Azet është sulmuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

Burime për gazetaren e abcnews.al, Liarda Kondakçiu, kanë zbuluar si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se Azet ka dhënë një koncert shumë të madh, ku pjesëmarrës kanë qenë me qindra njerëz.

Pas përfundimit të koncertit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Qytetarë të huaj janë munduar ta sulmojnë eskortën e artistit dhe kanë goditur me armë. Sakaq, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mirëpo, duket se kjo ngjarje ka ndikuar shumë te Azeti, i cili thuhet se nuk është në gjendjen të mirë shëndetësore.