SHOWBIZ / E Enjte 25 Dhjetor 2025, 15:03

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël për herë të tretë

Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë festash, familja ka ndarë me publikun një lajm që ka sjellë gëzim dhe emocion.

Vajza e saj, Margerita Topalli, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se është në pritje të ëmbël. Me një postim të ngrohtë dhe plot simbolikë, ajo ka konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohet shumë shpejt.

Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, janë në pritje të fëmijës së tretë. Çifti është tashmë prind i dy djemve dhe kjo shtatzëni shënon një kapitull të ri e të lumtur në jetën e tyre familjare.

Në imazhin e publikuar pranë pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet e buzëqeshur dhe e rrethuar nga bashkëshorti dhe dy fëmijët, duke reflektuar qartë emocionin dhe lumturinë e kësaj periudhe. Pamja festive duket se simbolizon më së miri pritjen e një fillimi të ri për familjen.

Për familjen Topalli–Serreqi, magjia e Krishtlindjeve këtë vit shoqërohet me një ndjenjë edhe më të fortë gëzimi dhe shprese. Pritja e ëmbël është kthyer në kryefjalën e këtyre festave, duke e bërë fundvitin edhe më të paharrueshëm për ta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE