
Lajmi i trishtë për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit të mirënjohur Shpat Kasapi ka tronditur publikun mëngjesin e sotëm.
40-vjeçari nga Tetova, i cili e nisi karrierën që fëmijë, ishte një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare, i njohur për baladat dhe hitet e pavdekshme si “Axhami”, “Pa ty s’jetoj” dhe “Kush të ndau prej meje”.
Sipas detajeve të fundit të raportuara nga gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi nga Maqedonia e Veriut, konfirmohet se artisti ka ndërruar jetë herët në mëngjes pas një sulmi në zemër.
Raportohet se ai nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërsa theksohet fakti tronditës se ai nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër më parë.
Kjo humbje e befasishme bëhet edhe më e rëndë pas konfirmimit se artisti ishte përgatitur për një rikthim të madh në ekran, pasi ishte konfirmuar zyrtarisht si banor i edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 5”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
