SHOWBIZ / E Hënë 20 Prill 2026, 13:01

U shpall fituese e “Big Brother Vip”, vjen reagimi i parë nga babai i Selin: Ndihem në faj

Babai i Selin ka reaguar me një mesazh ekskluzivisht për “Shqipëria Live”, pas fitores së të bijës në “Big Brother Vip”.

Ai u shpreh i emocionuar për fitoren e Selin, teksa shtoi se ndihej në faj që në këtë periudhë të lodhshme dhe stresuese siç e përshkroi vetë, ka qenë larg familjes.

“Ka qenë një nga momentet më të vështira dhe me emocione. Mezi e kam pritur të niste spektakli.

Periudha që Selin ka qenë brenda shtëpisë, ka qenë e lodhshme dhe stresuese, natyrisht që dhe largësia ime e vështirësoi dhe më bëri të ndihem në faj por e gjitha u finalizua me atë finale triumfuese.

Kemi folur në telefon pas spektaklit. Ishte një telefonatë jo shumë e gjatë, ajo mu duk e lodhur por tashmë do ketë kohë që të takohet me familjen, miqtë dhe mbështetësit dhe të marrë veten nga gjithçka”tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE