SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

U masakrua me kritika, Arjola Demiri merr vendimin e papritur

Që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur në rrjetet sociale.

Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

Por teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja më në fund ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin.

E si për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.

Mirëpo për fytyrën duket qartazi që ka përdorur “Face App”.