SHOWBIZ / E Diel 29 Maj 2022, 13:01

Tregoi se ishte i dashuruar dhe nuk lejonte asnjë banore të ‘Big Brother Vip’ ta prekte, Arbëri prezanton për herë të parë partneren e tij (FOTO)

Kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Arbër Sulstarova foli shumë për vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën. Ai tregoi se si e kishte njohur dhe si arriti që edhe ai t’i fitonte zemrën.

Në atë kohë, ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri preferoi që mos të tregonte as emrin e saj. Por tani e njohin të gjithë, pasi ka qenë vetë Arbëri ai që ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqet edhe partnerja.

 

Teksa mbrëmë ka qenë i ftuar në dasmën e balerinit të njohur, Ilir Shaqiri, Sulstarova ka qenë i shoqëruar nga partnerja e tij.

Arbëri ka postuar foto e video në “Instastory”, ku prezanton për herë të parë edhe të dashurën. Madje edhe aktorja e njohur, Arjola Demiri, ka ndarë me ndjekësit një video ku ai shfaqet teksa partnerja i dhuron një puthje në buzë.