Aktori Tom Holland së fundmi foli se si është të punosh me Zendayan, me të cilën është në një marrëdhënie prej disa kohësh.
Të dy kanë luajtur në tre filma "Spider-Man" dhe do të kalojnë pjesën më të madhe të vitit 2025 përsëri së bashku në xhirimet e filmit të katërt në ekskluzivitet, si dhe në projektin e ri të Christopher Nolan.
Holland tha me shaka se për shkak të marrëdhënies së tyre edhe regjisorët po kursejnë para, pasi rezervojnë një dhomë për të dy, apo një makinë për të dy.
Aktori ndër të tjera tha se Zendaya ajo është gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.
" Zoti im, po. Është ajo që më shpëton. Po, është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Është thjesht kjo gjë e përsosur kur jeni në xhirime dhe një regjisor do t'ju japë një shënim me të cilin ndoshta nuk jeni dakord, ose e di që asaj nuk i pëlqen veçanërisht, dhe është vetëm ky lloj shikimi intim me njëri-tjetrin...Mezi pres të flas për të”, tha ai ndër të tjera.