
Moderatorja sportive, Hygerta Sako, ka reaguar e revoltuar lidhur me vdekjen tragjike të 7-vjeçares në Himarë,
e cila u godit me skaf nga shefi i policisë Arjan Tase.
Përmes një postimi në Instastory, ajo ka thënë se në këtë kohë të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit.
Sipas moderatores nuk është çudi që më vonë vrasësi të dalë i larë dhe ne të vazhdojmë të bëjmë sehir.
“As nuk zbret nga skafi përbindshi të shohë se çfarë gjëme shkaktoi. Edhe kërcënon monstra.
Të ikën fëmija përpara syve duke u larë në breg të detit nga këta jashtëshqitjet dhe të bën të fortin plehra.
Kuku për atë nënë. E nuk është çudi të dalë i larë pas disa kohësh e ne rrijmë e bëjmë sehir”, ka shkruar Hygerta.

