
Puntata e parë e “Big Brother VIP Fan Club” ka nisur sot me një surprizë të papritur.
Ndonëse publiku priste në skenë moderatoren e këtij sezoni, Kiara Titon, hapjen e emisionit e bëri fituesi i BBVIP2, Luiz Ejlli.
Këngëtari hyri në studio për të mbështetur partneren e tij në këtë rrugëtim të ri televiziv, por nuk i kurseu as batutat dhe “kunjat” e forta, duke iu referuar historikut të konflikteve me disa nga pjesëtarët e ekipit të Fan Club, përfshirë autorin e programit, Ronaldo Sharka si dhe të ftuarën e puntatës së sotme, Sara Gjordeni, e cila kohë më parë ka bërë një koment negativ për Kiara Titon në rrjetet sociale.
Luizi e nisi fjalën e tij me stilin karakteristik, duke iu drejtuar publikut dhe të pranishmëve: “Zonja dhe zoterinj, capacula…”
Pas kësaj hyrjeje, vëmendja kaloi te Kiara. Luizi bëri një prezantim emocionues dhe mbrojtës për bashkëshorten e tij, duke dërguar një mesazh të qartë për kritikët:
“Ajo eshte nje grua, qe nuk ka per te qene kurre vetem sepse me ka mua ne krah. Jane munduar ta lene ne hije, por hija nuk e mbulon driten, bashkeshortja ime, nena e Lunes, Kiara Tito”
Megjithatë, atmosfera nuk mbeti vetëm te romanticiteti.
Përpara se të largohej nga skena, Luizi lëshoi një thumbim të drejtpërdrejtë, që duket se kishte si adresë autorin e programit, Ronaldo Sharka, me të cilin ka pasur përplasje të shpeshta që nga koha kur ishin konkurrentë, si dhe për Sara Gjordenin.
“Nuk do qendroj gjate, sepse kam perballe njerez qe u shkon tensioni shume lart” – u shpreh ai, duke nënkuptuar tensionin e vjetër që ende ekziston mes palëve, pavarësisht bashkëpunimit aktual nën të njëjtën logo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
