SHOWBIZ / E Diel 31 Gusht 2025, 16:04

Skandal në Itali: Publikohen foto por’nografike të grave, përfshirë kryeministren Meloni – Identifikohet administratori i platformës

Hetimet mbi publikimin e imazheve të vjedhura të grave – përfshirë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni – nëpër platforma pornografike ilegale si Phica.eu, Phica.net, Comeup dhe të tjera, kanë bërë një hap të madh përpara. Sipas Policisë Postare Italiane, është identifikuar një shtetas italian si administrator i këtyre faqeve, së bashku me disa bashkëpunëtorë, pavarësisht se serverët operojnë nga jashtë vendit.

Hetuesit po analizojnë edhe përgjegjësinë e përdoruesve që kanë shkruar komente fyese apo kërcënuese nëpër këto foto, dhe shumë prej tyre tashmë janë identifikuar dhe mund të përballen me akuza për shpifje të rënduar, shkelje të privatësisë online, nxitje të sjelljeve kriminale dhe përçmim ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Raporti i parë pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Romës. Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar paralelisht në qytete të ndryshme italiane, pas ankesave të shumta nga viktimat—kryesisht gra, përfshirë zyrtare të shtetit.

Hetuesit po analizojnë edhe përgjegjësinë e përdoruesve që kanë shkruar komente fyese apo kërcënuese nëpër këto foto, dhe shumë prej tyre tashmë janë identifikuar dhe mund të përballen me akuza për shpifje të rënduar, shkelje të privatësisë online, nxitje të sjelljeve kriminale dhe përçmim ndaj zyrtarëve shtetërorë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE