SHOWBIZ / E Mërkurë 4 Maj 2022, 13:01

Si të frenosh pa shtypur frenat? Jua tregon Rudina Magjistari(Video)

“Si të frenosh pa shtypur frenat”, ishte kjo deklaratë e bërë pak muaj më parë nga Rudina Magjistari, e cila u bë meme në rrjet.

Mirëpo, a mund të frenohet vërtet pa shtypur frenat? Këtë përgjigje e ka dhënë së fundmi vetë Magjistari. E pyetur nga “Piranjat”, Rudina ka thënë se mjafton që të ulësh shpejtësinë dhe makina frenon vetë.

Sipas moderatores këto janë ligje fizike dhe nuk i ka shpikur ajo.

“A ke bërë fizikë në shkollë? E di ccfarë është forca e fërkimit? Ndalon shpejtësia vetë, kur ti e heq këmbën nga gazi. Janë ligje fizike këto, s’i kam shpikur unë”, tha Rudina.