
Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP 5” pritet të jetë vendimtare për ekuilibrat e shtëpisë, e cila tashmë është e ndarë në dy ambiente, duke nxjerrë në pah ndjesi të fshehura dhe tensione të reja.
Sipas promos zyrtare, spektakli i sotëm do të fokusohet te marrëdhëniet e mbetura pezull dhe te pyetja se kush ka të drejtë në konfliktet e fundit.
Por dinamika pritet të ndryshojë sërish, pasi produksioni ka konfirmuar se do të ketë hyrje të reja që do t’i bashkohen garës.
“Shtëpia nuk është më e njëjta. Ndarja e banorëve në dy ambiente nxjerr në pah ndjesi të fshehura,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Përveç surprizave emocionuese dhe debateve të pashmangshme, sonte është gjithashtu një natë e rëndësishme për lojën strategjike, pasi do të zhvillohen nominimet e para, duke vënë zyrtarisht banorët përballë rrezikut të eliminimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
