SHOWBIZ / E Martë 16 Gusht 2022, 11:11

Shifra të çmendura dhe mijëra bileta të shitura! 5 mijë euro bileta tek koncerti i Noizyt, moderatorja e njohur shqiptare tregon arsyen e fortë pse shkoi: Ishte gjithë angazhimi i tim shoqi

Pas 16 viteve në skenë, Rigels Rajku (Noizy) arriti të shkruante histori me “Alpha Show-n”. Koncerti i reperit rezultoi një sukses i vërtetë, dhe këtë e faktojnë biletat e shitura. Zonat ishin të ndara, duke filluar nga 30 mijë lekë të vjetra në 5 mijë euro në zonën “Diamond VIP”.

Ndër personazhet e njohur që ndoqën performancën si publik ishte edhe moderatorja Jonida Shehu. Në një intervistë për “Euronews Albania” Jonida u shpreh se kjo ishte një ngjarje e rëndësishme bazuar në shitjen e biletave për 18-mijë persona.

Ndër të tjera moderatorja tregoi se përpos show-t ajo ndodhej aty pasi organizimi i eventit ishte bërë nga bashkëshorti i saj.

“Unë shkova për show-n, për ngjarjen, për ta parë. Për rastësi unë dhe familja ime jemi pjesë e kësaj industrie, ishte gjithë angazhimi i tim shoqi, dhe unë shkoj në ngjarjet e tij. Por dua të them të gjitha jo vetëm tek ato që organizon im shoq,”-u shpreh Shehu.

“I di vështirësitë për shkak të rrethanave, është një ngjarje e madhe, të organizosh një koncert dhe të shesësh 18 mijë bileta të cilat nuk i shet dot me imponim dhe kjo është meritë jo vetëm e organizatorëve. Ndonjëherë i paragjykojmë gjërat, njerëzit nuk imponohem, njerëzit e duan Noizy-n dhe muzikën”, përfundoi moderatorja.

Kujtojmë që pas përfundimit të koncertit Noizy ndau një postim në Instagram të momentit kulminant gjatë përformancës së tij, me kurorën gjigande të ngritur në ajër dhe një spektakël me fishekzjarre.

“Saga vazhdon”- shkroi reperi.

Noizy pretendon ta kthejë këtë koncert në një festival, si traditë të përvitshme të Tiranës e Shqipërisë.