
Jo shumë larg, moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, i dha mundësinë ndjekësve të tij për t’i bërë pyetje nga më të ndryshmet.
Megjithatë, pritej se pyetjet për Big Brother dhe sigurisht hyrjes së Gjestit në spektaklin e Shqipërisë, do të tërhiqnin më shumë vëmendje.
I pyetur nga një ndjekës se, “Pse nuk ditët me vlerësu Gjestin, pres përgjigje të sinqertë,” Alaudini tha:
“Ky është aludimi më i kot që dikush mundet me bo. Askush në atë pikë të lojës nuk do që të dalin dy lojtarët më të fortë.
Ishte fati i tillë që i ra Leos të jetë kapiten dhe ai të vendosë për të dërguar dy banorë në nominim kokë më kokë. Pa dyshim që ky televotim ka qenë më i madhi ndonjëherë në historinë e Big Brotherave shqiptar. Kushdo që do eliminohej do shndërrohej në hero dhe viktimë sepse që të dy janë parë kokë më kokë për vendin e parë në finale. Siç e dini, votohen nga shumë vende përveç Kosovës e Shqipërisë, atë natë votat e diasporës e bënë diferencën për ta eliminuar Gjestin nga gara.”
Sa i përket rivalitetit me “Big Brother-in” e Shqipërisë, Alaudini tha:
“Rivaliteti është diçka që shpesh ndodh në industri kreative dhe mediatike, sidomos kur dy formate të ngjashme operojnë në tregje të afërta. Ky konkurrim mund të vijë si rezultat i përpjekjeve për të tërhequr audiencën më të madhe dhe për të ofruar një spektakël sa më të suksesshëm.
Megjithatë, është e pamohueshme që Big Brother VIP Kosova, për tri vite dhe veçanërisht me edicionin e dytë, ka arritur të jetë formati më i shikuar në rang global, duke u renditur në krye të të gjitha versioneve të Big Brother në botë.
Megjithatë, në fund të ditës, të dyja produksionet kanë audiencat dhe ndikimin e tyre, dhe konkurrenca mund të shërbejë si një shtysë për rritje dhe inovacion në industrinë televizive shqiptare”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
