SHOWBIZ / E Martë 19 Korrik 2022, 21:09

Rita Ora koncert në Tiranë, kur do të vijë ylli ndërkombëtar me origjinë shqiptare

Artistja e hiteve “Let You Love Me” dhe “Anyëhere” do të vijë në kryeqytet pëe një concert në sheshin “Skënderbej”.

Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari,Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, përmes një postimi në InstaStory.

Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital,  i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqyteti evropian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta.

Rita Ora e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tereza”.