SHOWBIZ / E Mërkurë 23 Gusht 2023, 14:02

Rina Balaj pjesë e “Big Brother VIP"?

"Ethet" për "Big Brother VIP" kanë nisur që tani, teksa ditët e pushimeve janë duke mbaruar dhe produksionet si në Kosovë, ku pritet të fillojë edicionin i dytë i reality show-t me nisjen e sezonit të ri televiziv, por edhe në Shqipëri, po mendojnë për kastet respektive. Më specifikisht, po flasim për "BBVK", teksa ka qenë producentja e programit Liberta Spahiu, që së fundmi ka zhvilluar një "seancë" pyetje-përgjigje me ndjekësit, ku është aluduar edhe për banorët e rinj që do shohim në shtëpinë e famshme. 

Një prej emrave të shkruar është ai i Rina Balajt, këngëtares që së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes, si për muzikën, ashtu edhe për marrëdhënien me ish-partnerin, Sin Boy. Sugjerimit të fanses për ta marrë Rinën si pjesë të kastit, Liberta i është përgjigjur pozitivisht, ndërsa ka bërë tag edhe artisten.

Edhe Rina i ka bërë "repost" InstaStory-t dhe në një farë mënyre pyet ndjekësit e saj nëse duhet të futet në "Big Brother" apo jo, duke shtuar kështu dyshimet se vërtetë mund të jetë pjesë e kastit të ri. 

Do ishte mjaft interesante ta shihnim, sidomos pjesën e saj "toksike" por edhe kreative, në një shtëpi si ajo e "BBVK", megjithatë na mbetet të presim e të shohim nëse do konfirmohet pjesëmarrja e saj.