
Gazetari Faton Mehmeti del me pretendim të fortë: “Në nëntor priten arrestime të reja, dihen edhe emrat”
Gazetari Faton Mehmeti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke pretenduar se gjatë muajit nëntor mund të ketë arrestime të reja.
Përmes një postimi në Facebook, Mehmeti ka paralajmëruar zhvillime të reja, ndërsa ka lënë të kuptohet se tashmë mund të dihen edhe emrat e personave për të cilët bëhet fjalë.
Postimin e tij gazetari e ka nisur me fjalën “Ekskluzive”, ndërsa më pas ka shkruar shkurt për informacionin që pretendon se posedon.
“Ekskluzive. Në nëntor pritet të ketë arrestime të reja… dihen edhe emrat”, ka shkruar Mehmeti.
Megjithatë, gazetari nuk ka bërë publik asnjë emër dhe nuk ka treguar se për cilin rast apo proces bëhet fjalë. Në postimin e publikuar nuk specifikohet as se nga cili institucion mund të ndërmerren veprimet që ai paralajmëron.
