LAJME / E Premte 18 Shtator 2026, 02:02

“Sytë na u takuan dhe i bëra shenjën ‘Të dua’”: – Rrëfimi i plotë dhe prekës i djalit të Kadri Veselit për ankthin e verdiktit në Hagë

Klestori ka përshkruar se si nata e 15 shtatorit ishte me pak gjumë e me përqafime mes familjarëve për të marrë e dhënë forcë.

“Ne ishim optimist dhe pozitiv, por refuzoja t’ia lëja asgjë në dorë rastësisë, doja të ishim të përgaditur për gjithçka, duke konsideruar historinë e popullit tonë, e të individëve si , i cili mbajti padrejtësisht 28 vjet burg në burgjet e Jugosllavisë…”

Në mëngjesin e ditës së vendimit, gjatë rrugës drejt gjykatës, ai rrëfen se si makinat me tabela të huaja dhe flamujt e UÇK-së që valviteshin nga dritaret tregonin praninë e madhe të bashkatdhetarëve që kishin mbërritur për mbështetje.

Pas hyrjes në gjykatë mes kallaballëkut, familjarët kishin zënë vendet në galerinë e publikut rreth orës 08:45, duke pritur në ankth hapjen e perdeve.

Klestori e përshkruan orën 09:00 si më të gjatën e jetës së tij, ku minutat nuk kalonin dhe ku u desh të largohej për pak momente për të kontaktuar me nënën e tij për t’u siguruar se ishin mirë.

Sekuenca më prekëse e rrëfimit lidhet me momentin kur perdet e xhamit mbrojtës u ngritën dhe sytë e babait me të birin u takuan përsëri

“Perdet më në fund u hapën, pashë babin tim, duke ngritur sytë drejt galerisë të publikut dalëngadalë duke skanuar se ku jemi ulur… Sytë na u takuan, e përshëndeta babin me atë shenjë që ai kishte përdorur gjatë fushatave të tij politike… Në gjuhën e shenjave, ai simbol do të thotë ‘të dua’, babi e pat mësuar këtë nga fëmijët e fshatit SOS…”

Pasi telefonata e caktuar më parë kishte dështuar për arsye teknike, kjo përshëndetje me duar dhe mimikë ishte e vetmja mënyrë për t’i transmetuar Kadri Veselit se familja ishte e fortë dinjitozisht.

Duke komentuar momentin e shpalljes së dënimit, Klestori theksoi se as familja e tij dhe as ato të krerëve të tjerë të UÇK-së (, e Rexhep Selimit) nuk i frikësohen drejtësisë, por politikës.

Ai e cilësoi vendimin si një përpjekje për të “justifikuar një dënim” ndaj burrave që sipas tij janë të pafajshëm.

Pavarësisht kësaj, ai nëntregoi se familja vazhdon të besojë te bota perëndimore dhe te Gjykata e Apelit për korrigjimin e vendimit.

“Një gjë duhet të dihet, nuk ekziston opsioni i dorëzimit, nuk ekziston opsioni i turpërimit, dhe nuk ekziston opsioni i mërzisë e urrejtjes.”

Djali i ish-kryeparlamentarit u shpreh se qëndresa e tyre u mbetet borxh fëmijëve të dëshmorëve, grave të luftëtarëve, familjeve të të zhdukurve dhe gjithë popullit të Kosovës që ka duruar kaq shumë për lirinë

Në postimin e tij, ai ka përmendur edhe historinë e Adem Jasharit dhe qëndrimin e tij në burgjet e ish-Jugosllavisë, duke e lidhur këtë me qëndresën dhe sakrificën e figurave të historisë së Kosovës.

Veseli ka rrëfyer edhe momentet e mëngjesit të 16 shtatorit, kur familjarët ishin nisur drejt Dhomave të Specializuara në Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës më 16 shtator dënuan në shkallën e parë ish-krerët e UÇK-së me 81 vjet burgim, ndërsa aktgjykimet ndaj tyre mund të apelohen.