SHOWBIZ / E Hënë 10 Maj 2021, 15:03

Reperi i njohur turpëron keq këngëtarin, i nxjerr sekretet kolegut të tij: Ka 80 mijë euro borxhe

Reperi i njohur Fero zbuloi disa ditë më parë se ka planifikuar që deri në fund të vitit të sjellë në tregun muzikor plot 15 projekte. Gjithashtu ai vendosi që të hidhte edhe një thumb për të gjithë “konkurrentët” e tij në muzikë, të cilët më herët i ka akuzuar se blejnë klikime.

Si pasojë, Fero duket se ka vendosur që njërit prej videoklipeve të tij t’ia blejë klikimet, thjesht për të treguar që kjo është diçka që bëhet fare lehtë dhe e bën shumica, për të gjithë ata që s’e besojnë.

Pas kësaj deklarate që ka bërë bujë, ka reaguar Capital Bra, me të cilin Fero ka një bashkëpunim. Duket se ai është prekur nga fjalët e reperit, të cilat i ka interpretuar si tentativë për vëmendje.