
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet,
ku një person ka mbetur i plagosur me thikë në afërsi të shkollës “Petro Nini” në Tiranë.
I dëmtuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore,
ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të plagosjes.
