
Gazetari Almer Toska tregon në “Top Story” se ka informacione rreth një takimi mes Belinda Ballukut dhe Altin Dumanit që sipas tij ka ndodhur rreth një vit më parë në Zagori.
Gazetari thotë se sipas tij, shumë shpejtë, Ballukut do i sekuestrohet edhe vila e tretë.
“Këtu bëjmë lidhjen që Belinda Balluku kontrollon Altin Dumanin. Altin Dumani së bashku me Belinda Ballukun janë takuar në Zagori, në shtëpinë e vjehrrit të Altin Dumanit. Për këtë kam fakt. Unë e bazoj në të dhënat që kam unë. Datë nuk the, dot. Një vit, një vit e gjysmë më parë. Persona që i kanë parë, që ka dëshmitarë për këtë. E kuptoj pse jemi në këtë gjendje.
Pse po shantazhohet Edi Rama? Sepse po i vjen radha Belinda Ballukut. Do i faktohet vila e tretë. Kur të shohim të tretën, do i shohim dhe të tjerat. Po bëhet gati sekuestrimi i vilës së tretë. Po e përdor Altin Dumani për të shantazhuar kundërshtarët e vetë. Balluku po i bën shantazh Ramës. Ajo ka shumë të dhëna për këtë. Agasi ka një numër të madh videosh. Ajo i thotë: ‘Nëse më lëshon, fatin e Agasit ke dhe ti’”, tha ndër të tjera Toska.
sh-drejtuesi i SHISH, Fatos Klosi, ka reaguar për herë të parë në një lidhje direkte në emisionin “Top Story”, lidhur për masën e sigurisë të vendosur ndaj Vlora Hysenit dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Gjatë lidhjes direkte, ajo që u vu re ishte zëri i ngjirur i Klosit, i cili dukej i lodhur dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se pozicioni që ka mbajtur Vlora Hyseni dhe natyra e informacionit që mund të ketë pasur në dispozicion mund të kenë qenë ndër elementët e marrë në konsideratë për masën e sigurisë.
Ndërkohë ai u tregua i rezervuar për të dhënë një vlerësim nëse në këtë rast është cenuar apo jo siguria kombëtare, duke theksuar se për këtë nevojiten më shumë të dhëna nga hetimi.
SPAK e ka vendosur dhe e ka aprovuar gjykata speciale me arrest shtëpie, e konsiderohet fajtore. Natyrisht e padënuar, pezullimi i pafajësisë është parim shumë i përgjithshëm. Për rastin e saj meqë është një punonjëse me shumë gjëra në dorë, sekrete shtetërore, i kanë vendosur shkurt që ta mbajë në arrest shtëpie, në kontroll në një farë mënyre. Nuk e di sa janë këto që qëndrojnë, varet shumë nga fakti çfarë është konkretisht. Nuk e di të jap mendim tani nëse është cenuar siguria kombëtare apo jo, se nuk e di. Të dëgjojmë gjëra që pastaj mund të thuhen më qartë. Të shohim çfarë ka ndodhur dhe çfarë lloj informacionesh ka prokuroria. Një ditë do dalin dhe mund të thuash e ka cenuar apo se ka cenuar. Prokuroria ka opinionin e vet, i quan shkelje të ligjit. Institucionet nuk janë njerëz që janë përkohësisht në detyrë se të gjithë njerëzit përkohësisht janë në detyrë dhe cenojnë sigurinë e institucionit. Natyrisht që nuk është mirë, por mund të thuash që e pëson institucioni. Do vijë një tjetër dhe do të marrë masat e nevojshme, do të nxjerrë mësime nga kjo që ka ndodhur për të mos u përsëritur më.
