SHOWBIZ / E Enjte 12 Mars 2026, 16:04

Prokuroria me "dorë të hekurt" ndaj Gjestit

Pas ndalimit të Gjestit nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë hapin e radhës duke dorëzuar në Gjykatë kërkesën zyrtare për caktimin e masës së paraburgimit ndaj artistit Besart Kelmendi, apo i njohur si Gjesti.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Gjykata Themelore, seanca dëgjimore ku do të vendoset për këtë kërkesë është caktuar të mbahet nesër në orën 09:30, raporton Betimi për Drejtësi.

Aktualisht, këngëtari ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE