SHOWBIZ / E Enjte 29 Janar 2026, 12:12

"Po bëhem 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur ..../ Rrëfimi prekës i Elijonës

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.

Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.

“Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh.

Në vazhdim, Elijona shtoi se kjo ditëlindje shënon një tjetër moment të vështirë në jetën e saj pa njerëzit më të dashur.

“Janë bërë katër ditëlindje, tani po bëhet e pesta që e festoj pa nënën dhe motrën”, tha ajo duke qarë.

Historia e Elijona Binakajt konsiderohet si një nga më të dhimbshmet. Nëna dhe motra e saj kishin humbur jetën në një aksident tragjik me autobus në Kroaci, teksa po udhëtonin nga Gjermania drejt Kosovës për vizitë.

Rrëfimi i saj i sinqertë dhe i ndjerë ka ngjallur reagime të shumta nga publiku, i cili ka shprehur mbështetje dhe empati për Elijonën, duke e vlerësuar guximin e saj për të ndarë një histori kaq të dhimbshme në një moment kaq të ndjeshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE