LAJME / E Premte 11 Shtator 2026, 18:06

Spartak Ngjela godet fort Edi Ramën

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka reaguar ashpër në rrjetet sociale kundër planeve për dhënien e ishullit të Sazanit, duke e cilësuar këtë ide si një akt të pastër tradhtie kombëtare.

Sipas Ngjelës, dorëzimi i këtij territori strategjik i shkon për shtat interesave të Beogradit dhe Moskës, ndërsa përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe Kushtetutës së Shqipërisë. Ai i ka tërhequr vërejtjen prerazi kryeministrit Edi Rama se nuk është pronari i vendit dhe se përballesh me pasoja të rënda ligjore nëse ndërmerr një hap të tillë.

Avokati theksoi se jo vetëm kreu i qeverisë, por edhe çdo deputet i shumicës parlamentare që do të votonte pro këtij projekti, do të bëhej oshtarak i këtij akti antikombëtar. Në mbyllje, Ngjela i bëri thirrje publike SPAK-ut që të veprojë menjëherë dhe të arrestojë kryeministrin për cënim të territorit kombëtar po u realizua ky plan. “Kurrën e kurrës nuk mund të jepet ishulli i Sazanit.

Sepse kjo i vjen përshtart Beogradit dhe antishqiptarisë, prandaj: Kurrë nuk mund t’i jepet Sazani një shteti tjetër; ngaqë, ky akt, është cënim i territorit të Republikës së Shqipërisë; dhe se Ishulli i Sazanit është edhe një strategji e veçantë e mbrojtjes kombëtare. Kurse Rama: rrezikon burgun, po e bëri këtë akt.

Kujdes Edi Rama, se ti nuk je pronari i Shqipërisë! Kurse, me një akt të tillë, bën tradhëti kombëtare. Dhe jo vetëm Rama, por, edhe e gjithë ajo shumicë parlamentare që, me votën e saj, vendos këtë tradhëti. Sazani ka qenë dhe mbetet peng i dobësinë së Beogradit dhe Moskës; të cilët ka shekuj që po kërkojnë t’ia marrin Shqipërisë. Prandaj, kryeministri Edi Rama duhet të tërhiqet urgjentisht, sepse territori i Republikës së Shqipërisë ka mbrojtje të veçantë në Kushtetutën e Shqipërisë. Kurse Rama, po e bëri këtë akt antikombëtar, duhet të arrestohet menjëherë nga SPAK, për tradhti kombëtare, sepse kryen cënimin e territorit të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Ngjela.

Shteti Bektashi, tragjikomedia e Ramës

Ndërkohë avokati i njohur Spartak Ngjela ka shpërthyer sërish në akuza të forte ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me idenë e krijimit të një Shteti Bektashi brenda territorit shqiptar. Ngjela e cilëson këtë nismë si një kërkesë mbrapsht të vetë kreut të qeverisë dhe rretheve armiqësore evropiane që kërkojnë të cënojnë historinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Sipas tij, trashëgimia shekullore e Arbërisë mbetet një brilant historik që ka tërbuar gjithmonë kundërshtarët e saj, duke i bërë përpjekje të tilla të dështuara që në nisje. Në mbyllje, avokati thekson me ironi se çdo vendim antishqiptar i Ramës tashmë ka hyrë në komedinë kombëtare dhe do të mbetet në histori si një tragjikomedi me vetë atë në rolin kryesor.

“Shteti bektashi është kërkesë e Rames dhe e Shteteve armike të Shqipërisë në Evropë, por lodhen kot. Shqipëria, Arbëria dhe Albania është një brilanc historik që ka tërbuar të gjithe armiqtë shekullorë të Shqipërisë. Jepi Rama! Se çdo budallalleku yti antishqiptar, tani ka hyrë në komedinë shqiptare dhe sigurisht që do të shkruhet shumë bukur si një tragjikomedi, me personazh Edi Ramën, sigurisht – si kryeministri i Shqipërisë”, nënvizon Ngjela,