SHOWBIZ / E Enjte 18 Prill 2024, 17:05

Plas debati i ashpër mes konkurentëve, fermerët përplasen me Valerin: E dimë çfarë specie je! (Video)

Mesa duket orët e paqes paskan qënë të numëruara edhe në “Feram Vip”. Disa nga fermerët teksa po qëndronin në verandë janë ankuar për sjelljen e Valerit. Ditea është revoltuar ndaj tij, ku është shprehur se ajo nuk ndodhet aty për t’u gjykuar.

Të njëjtin mendim me të ka ndarë edhe Flori, i cili është shprehur se sjellja e tij është bërë e padurueshme.

Ditea: Ai nuk është normal. Unë jam mësuar se çfarë lloj specie është Valeri, por u mërzita sepse unë dhe Artemisa e pyetëm atë pse kishte shumë kashtë tek dhia.

Flori: Gabim. Pse smë thirre mua?

Ditea: Të thirrëm ty dhe Valerin sepse ai ishte dhe turni i dytë. Kjo nuk është normale, unë nuk kam ardhur këtu për t’u gjykuar nga Valeri.

Flori: Më vjen mirë nga kjo situatë sepse ai s’ka çfarë bën më. Të gjithë po i bëjnë punët e fermës.

Për më tepër ndiqni videon: