
Ajo që pritej të ishte fillimi i një romance të re dhe të shumëpritur në “Ferma VIP”, duket se ka marrë një tjetër kthesë të papritur.
Pasi shkëmbyen puthje dhe përqafime gjatë festës mbrëmjen e djeshme, të gjithë menduan se dyshja më e komentuar, Indri dhe Vanesa, kishin konfirmuar lidhjen e tyre.
Por, situata ka ndryshuar vetëm pak orë më vonë.
Në një bisedë të qetë dhe të hapur mes të dyve në oborrin e fermës, Indri ka shprehur sërish hezitimet e tij. Ai nuk e ka fshehur tërheqjen e madhe që ka për Vanesën, por ka theksuar qartë se “nuk është gati të nisë diçka”.
Ndonëse Vanesa ka qenë ajo që shpesh ka nxitur afrimitetin dhe nuk e ka lejuar atë të distancohet, Indri ka rikthyer sërish në vëmendje një “pengesë” thelbësore: lidhjen që Vanesa ka lënë pezull jashtë shtëpisë.
Ai i ka bërë të qartë, për të disatën herë, se ky fakt e step dhe e pengon të ndihet i lirë në këtë raport, pasi nuk dëshiron të bëhet “molla e sherrit” në një marrëdhënie që nuk ka përfunduar zyrtarisht.
Ky moment hezitimi nga ana e Indrit, sidomos pas një puthjeje aq pasionante, tregon se ai po tregohet më i kujdesshëm me hapat e tij.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do ta presë Vanesa këtë “frenim” dhe a do të mundet ajo të vendosë përfundimisht pikat mbi “i” me jetën e saj jashtë, për të pasur një lidhje të pastër brenda fermës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
