SHOWBIZ / E Diel 29 Gusht 2021, 12:12

Pas prishjes së kontratës me Top Channel, ja cilini emision do ta prezantoj Luana!

Kohët e fundit Luana Vjollca po shpalos shumë surpriza.


Moderatorja shqiptare që konsiderohet si më të dashurat e publikut ditë më parë ka treguar se ka përfunduar marrëveshjen me Top Channel, shkruan lajmi.net.


Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Ndërkohë që shkak i postimit të fundit ajo ka ngritur dyshime se mund ta shohim në “Portokalli”.

Krejt kjo pasi që Luana u shfaq e veshur me bluzë ngjyrë portokalli dhe sipër imazhit ka shkruar: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Pas këtij postimi nuk munguan komentet nga miqtë dhe fansat të cilët i ndërlidhën komentet me bluzën ngjyrë portokalli.

 

Kështu kanë nisur dyshimet se këtë sezon, Luana Vjollca mund të marrë drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Nëse kjo do të konfirmohet, tani e tutje Luanën nuk do e shohim më në ekran të shtunave, por të dielave.

Kujtojmë se sezonin e kaluar“Portokallia” u drejtua nga Fjoralba Ponari dhe Salsano Rrapi, ndaj pritet të kuptojmë në vijim se çfarë do të ndodhë me spektaklin.