LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 20:08

E rende ne vendin tone, nje person humb jeten

Një 36-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën ditën e sotme në Kolonjë të Korçës, pas një aksidenti të rëndë gjatë kohës që ishte duke punuar për transportimin e druve.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet se viktima punonte në një subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit në zonën e Kolonjës. Ai kishte shkuar për të ngarkuar dru në fshatin Kurtesh, kur një masiv druri është shkëputur papritur dhe e ka zënë poshtë.

Bëhet me dije se, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme.

Pas ngjarjes, në fshatin Kurtesh mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e jetës së të riut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE