LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 18:06

Rama zbulon prapaskenat e takimeve me Kurtin: “Po të kishte kamera, do habitej dynjaja”

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, sot në një diskutim në Jalë, ka folur për raporte te tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka thënë se raporti i tij me Kurtin është i mirë dhe se bëjnë shumë humor gjatë takimeve të tyre.

“Albinin e takoj me kënaqësi se na ecën muhabeti shumë mirë. Bëjmë shumë humor me njëri-tjetrin. Po të kishte kamerë, do të habitej e gjithë dynjana. Secili ka shtetin e vet, qeverinë e vet, mendjen e vet, fatmirësisht synimet i kemi të përbashkëta, metodat e ndryshme, dhe s’ka problem”, ka thënë Rama.

Ai ka folur edhe për raportin e tij me Ali Ahmetin, duke thënë se është miqësi për të cilën është krenar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE