LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 18:06

Tronditet Gjilani! Një i vdekur

Një person ka humbur jetën në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, ndërsa rasti tashmë po hetohet nga autoritetet kompetente.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 22:00.

Bazuar në të dhënat zyrtare, viktima, një mashkull kosovar, kishte pësuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në këtë institucion.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, i cili ka njoftuar menjëherë organet kompetente.

Pas marrjes së informatës, në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në raportin e Policisë thuhet:

“Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

Deri në përfundimin e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve të autoriteteve, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me shkakun e vdekjes apo identitetin e viktimës.

Policia dhe Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti mbetet nën hetim dhe se veprimet procedurale do të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE