SHOWBIZ / E Enjte 24 Gusht 2023, 03:03

Pas Giorgia Melonit, ikona e komedisë italiane zgjedh Shqipërinë për pushime (Foto)

Një tjetër personazh i famshëm italian ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, pas kryeministres Giorgia Meloni. Komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian, Checho Zalone ndodhet në bregdetin e kristaltë jonian këtë verë. Marcela Lati publikoi në rrjete sociale një foto me komedianin e njohur, ndërsa krahas fotos shkruan:

Qeshni, nuk do të keni dhëmbë përgjithmonë dhe nuk e dini nëse mund ta përballoni dentistin.

Zalone është bërë i famshëm me batutat në komeditë “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur). Bregdeti shqiptar është kthyer në destinacionin e preferuar të mijëra italianëve këtë sezon veror, ndërsa dhjetëra media ndërkombëtare e konsiderojnë si “Maldivet e Evropës” për natyrën, historinë dhe ujërat e kaltra. Italianët gjithashtu tërhiqen nga çmimet e lira që Shqipëria ofron në krahasim me vende të tjera.