SHOWBIZ / E Hënë 3 Qershor 2024, 22:10

Pas ‘BBV’, Romeo Veshaj surprizon fansen e tij të zjarrtë, sjell bashkëpunim me këtë artist?

Romeo Veshaj është kthyer në “kryefjalë” këtë periudhë.

Ish-banori dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 3”, pas eksperiencës në këtë reality show u “zhduk”. Themi këtë pasi nuk mori pjesë në festën dhe post “BBV”, nuk postoi shumë në rrjetet sociale, duke na lënë të mbërthyer në profilin e tij për të zbuluar se çfarë po bën pas daljes nga shtëpia.


Duket se detajet mbi atë se çfarë po punon Romeo na tregojnë miqtë e tij, e pikërisht Elgit Doda i cili sot ka ndarë disa foto nga xhirimet e klipit të ri. Ai ka zbuluar edhe emrin e këngës “Ditë e natë” por ka lënë me pikëpyetje emrin e artistit që po bashkëpunon.

Duke marrë parasysh se është mik me Romeon, se pushimet po i kalojnë bashkë, se kanë bashkëpunuar edhe më herët, të gjithëve na shkon mendja tek ish-banori i “BBV”.


Si për t’i vënë vulën, Romeo i dha “like” postimit.

Tashmë mbetet vetëm publikimi i këngës që me shumë gjasa do kthehet në refren për sezonin e verës.