SHOWBIZ / E Shtunë 6 Gusht 2022, 14:02

Pas 9 muajsh bashkë, ndahen Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndarë pas 9 muajsh lidhje. Burime pranë çiftit thanë për "E!News" se ata kanë vendosur të mbesin thjesht miq.

Thuhet se dyshja ka  ende “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”. Shkak i ndarjes së tyre është bërë distanca dhe takimet e rralla, gjë e ka bërë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje.

Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards!. Pak ditë më parë Kim shkoi për ta takuar dhe çifti u fotografua bashkë megjithatë këto takime nuk kanë mjaftuar për ta ruajtur marrëdhënien.