SHOWBIZ / E Mërkurë 13 Shtator 2023, 01:01

Parashikoi fitoren, nëse Luizi bën këtë gjë Shqipëria do fitojë sërish

Pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, Luizi ka bërë disa postime përmes të cilave ka nënkuptuar se ai është një ogur i mirë. Këngëtari ka vendosur që ndeshjen Shqipëri-Poloni ta ndjekë nën shoqërinë e disa miqve të tij në një lokal. Fillmisht në një postim ku shihet me grupin e miqve duke parë ndeshjen, Luizi me shaka ka shkruar: "Sapo i thashë Jasir Asanit që jemi mbledhur për ty, gol direkt".

Në postimin pasardhës, Luizi ka hedhur një foto ku shihet gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, i veshur me fanellën kuq e zi dhe bashkangjitur fotos shkruan: "Më thoni se kur është ndeshja e radhës, që ta shoh edhe atë", duke nënkuptuar që nëse ai e sheh ndeshjen, Shqipëria do fitojë sërish.