
Këto dy ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se se deputetja e Partisë Socialiste Zamira Sinaj ka shantazhuar një qytetar me një foto të fëmijës së tij duke luajtur basketboll, pasi ai i ka dërguar një mesazh në rrejtet sociale.
Deputejtja socialiste e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë pretendim, duke e konsideruar “një fushatë të mirëkordinuar”.
“Dua ta bëj të qartë për këdo: as unë dhe as stafi im nuk kemi ushtruar asnjë lloj presioni ndaj askujt. Këto akuza janë të pavërteta dhe të sajuara për qëllime diskreditimi.
Stafi im ka kthyer përgjigje vetëm ndaj sjelljeve të përsëritura, agresive dhe të papranueshme, me një gjuhë fyese dhe rrugaçërore. Çdo tentativë për ta paraqitur këtë si “presion” është një manipulim i pastër i realitetit. Kushdo që ka kontribuar në krijimin dhe përhapjen e kësaj situate do të përballet me organet e drejtësisë për fyerje, intimidim dhe cenim imazhi”, ka shkruar ajo ndër të tjera në një status në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”.
Reagimi i plotë:
Në orët e fundit është ndërmarrë një fushatë e mirëkoordinuar në rrjetet sociale, e bazuar në ofendime, linçim publik dhe manipulim të qëllimshëm të komunikimeve të nxjerra nga konteksti.

Dua ta bëj të qartë për këdo: as unë dhe as stafi im nuk kemi ushtruar asnjë lloj presioni ndaj askujt. Këto akuza janë të pavërteta dhe të sajuara për qëllime diskreditimi.
See also E dhimbshme/ Ndërron jetë këngëtari i njohur, ja arsyeja e vdekjes së tij
Stafi im ka kthyer përgjigje vetëm ndaj sjelljeve të përsëritura, agresive dhe të papranueshme, me një gjuhë fyese dhe rrugaçërore. Çdo tentativë për ta paraqitur këtë si “presion” është një manipulim i pastër i realitetit. Kushdo që ka kontribuar në krijimin dhe përhapjen e kësaj situate do të përballet me organet e drejtësisë për fyerje, intimidim dhe cenim imazhi.
Është e papranueshme që të normalizohet fyerja, sulmi dhe gjuha e urrejtjes ndaj një gruaje e nëne , dhe më pas të shtrembërohet e vërteta për të justifikuar sjellje të tilla. Çdokush që zgjedh këtë rrugë duhet të mbajë përgjegjësi morale e ligjore për shembullin që jep, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
