
Këngëtari i njohur Gjesti ka njoftuar publikisht një lëvizje të fortë ligjore ndaj kompanisë muzikore Onima, duke e akuzuar atë për shkelje të të drejtave të autorit mbi veprat e tij.
Përmes një reagimi zyrtar, artisti ka bërë me dije se pas konsultimeve me ekipin e tij ligjor, ka vendosur të ndjekë rrugën e drejtësisë.
Ai ka paralajmëruar se ditën e sotme, në orën 14:00, do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori, i cili do të rëndojë jo vetëm mbi kompaninë Onima, por edhe mbi stafin dhe bashkëpunëtorët e saj.
Sipas deklaratës së artistit, thelbi i këtij konflikti të papritur lidhet me një kontratë që pretendohet se është nënshkruar pa miratimin e tij, duke përfshirë të drejtat e autorit për të gjithë repertorin e tij muzikor.
Gjatë reagimit, ai është shprehur saktësisht: “Pa dijeninë dhe pa autorizimin tim kanë nënshkruar kontratë rreth të drejtave të autorit për të gjitha veprat e mia”.
Gjesti ka theksuar se do të ruajë transparencë të plotë me publikun dhe mediat, duke paralajmëruar një dalje publike ku, së bashku me avokatin e tij, do të sqarojë çdo detaj të kësaj çështjeje dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
