SHOWBIZ / E Hënë 9 Janar 2023, 15:03

Olta fton Kristin të bëjë dush me Kiarën, Luizit i ikën truri dhe bën deklaratën që spritej: Futesh ti, po për sytë të ballit... (VIDEO)

Kiara dhe Olta ishin duke bërë dush, teksa Kristi dhe Ronaldo po prisnin në rradhë. Më vonë grupit iu afrua dhe Luizi. Kiara u ndje në siklet pasi djemtë po e shikonin dhe iu kërkoi të mos e bënin.

“Mos më shikoni ju lutem se e kam shumë bezdi. Kthehuni”, tha ajo. “Ke të drejtë”, iu përgjigj Luizi, i cili ktheu Kristin dhe vetë vazhdoi të shikonte.

Sakaq, Olta i tha Kristit: Kristi do vish ti se do dal unë tani? Mbarova.

Kristi: Po pra, dil ti të futem unë

Luizit nuk i pëlqeu aspak kjo dhe i tha: Futesh ti, po për sytë të ballit futesh i shtrirë.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura te Kiara dhe te pjesa tjetër e grupit.