
Këngëtarja Semi Jaupaj është përfolur goxha në publik për faktin se ajo ishte në mes të historisë së dashurisë të B ora Ze manit dhe Do nald Ve shaj.
Këngëtarja i dedikoi ish-çiftit këngën ‘Mos u kthe’.
Semi zbuloi teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas” se teksti u frymëzua nga bëmat që aktori i humorit shkaktoi, duke iu referuar kështu lidhjes që ai krijoi brenda shtëpisë së ‘BBVIP’ me Beatrix Ramosajn.
“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”- u shpreh këngëtarja.
Mirëpo gjatë qëndrimit brenda shtëpisë Semi dhe Beatrix patën një miqësi të mirë me njëra-tjetrën pasi ato njiheshin dhe jashtë por e gjitha u kris kur nisi romanca e saj me Don aldin dhe vajzat nuk ruajnë më kontakte.
E teksa Beatrix është goxha aktive në rrjetet sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj, ndjëkësit shpërthejnë në komente nga me të ndryshmet kur herë pas here thumbojnë aktorin e humorit.
Komenti i një ndjekëseje i ka tërhequr vëmendjen këngëtares, teska ka ironizuar deklaratën e Semit në lidhje me ‘bëmat’ e aktorit.
“O bëma, jo vetëm që shkëlqimi jot u djeg sytë por veç emri yt u mjafton që ti kapë paniku”– shkroi ajo.
Duket se këngëtarja nuk ka nguruar aspak ti kthejë përgjigje vajzës ku nuk i ka lënë as ajo prapa thumbat për ta.
“Dreqin, kam kaq shumë nofka të reja, ta ha zemrën”– iu përgjigj Beatrix.
Kujtojmë se edhe pse Beatrix Ramosaj dhe Do nald Ve shaj u ndanë pak orë pas përfundimit të Big Brother Vip, madje ky i fundit u ribashkua me Bo ra Ze manin, fansat kanë ende kureshtje për reagimet apo thumbimet e tyre në rrjetet sociale.
Rikujtojmë se së fundmi lajmi i ribashkimit të Do nald Ve shaj me B ora Zem anin u bë kryefjalë e mediave rozë, dhe duket se mes tyre gjërat po shkojnë mjaft mirë. Madke dyshja kanë nisur edhe pushimet e para së bashku.

Por si reagoi Beatrix?
Këngëtarja postoi në Instatstory një foto ku shfaqej në formë perfekte, ndërsa ka bërë edhe një mbishkrimi, i cili po konsiderohet si reagim ndaj “ribashkimit” të ish të dashurit të saj me B ora Ze manin.
Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan këngëtarja duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.
Shpesh postimet në rrjetet sociale janë bërë një urë komunikimi mes personazheve të njohur dhe fansave, apo edhe një mënyrë për të thumbuar publikisht dikë. Ndaj statuset e Bo rës, Do naldit dhe Beatrix shpesh përkthehen nga fansat si sinjale, kunja, thumbime apo mesazhe të koduara.
