SHOWBIZ / E Martë 2 Korrik 2024, 22:10

Nuk keni parë gjë akoma, Dafina paralajmëron një ‘verë të gjatë’

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, përmes një postimi në Instagram ka postuar pjesë nga projekti i ri muzikor.

Ajo bëri të ditur se nuk do të sjellë një projekt për këtë verë por pesë. Një lajm i mirë ky për të gjithë adhuruesit e muzikës.

“1 nga 5 projektet për verë 2024” shkruan Dafina në postimin e saj.

Dafina është një ndër artistet shqiptare e cila nuk kursehet kur vjen puna te projektet muzikore, çdo verë duket se është mjaft e frymëzuar për të sjellë hite të reja.