SHOWBIZ / E Premte 23 Dhjetor 2022, 20:08

Një yll i vërtetë! Vajza e Dr Florit feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën ajo sot, shikoni sa shumë qenka rritur (FOTO)

Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 8 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Sot vajza e tij Kaltrina ka dtiëlindjen dhe mbush 16 vjeç. Dr Flori e la Kaltrinën vetëm 8 vjeç, por ajo sot është një vajzë e rritur dhe shumë bukuroshe.

Dr Flori ishte baba i dy fëmijëve. Kaltrina ka edhe një vëlla 8 vjeç, Danielin i cili ishte vetëm dy muajsh kur babai i tij u nda nga jeta.