SHOWBIZ / E Premte 6 Shkurt 2026, 02:02

Një tjetër zarf për Rogertin, vëllai i madh i kërkon të...

Izolimi i Rogertit në “dhomën e reflektimit” është thyer sërish nga një zarf i bardhë, i cili i ka dhënë atij mundësinë për të sqaruar raportet e krisura me banorët e tjerë.

Banori, i cili po pret verdiktin e publikut pas thyerjes së rregullave, është udhëzuar nga Vëllai i Madh të përzgjedhë tre persona për të zhvilluar “Biseda reflektimi”, me qëllim analizimin e sjelljes së tij në shtëpi.

Pa hezituar, Rogerti ka zbuluar emrat, duke e nisur me Malin për të sqaruar keqkuptimet e vjetra, duke vijuar me Selinë për shkak të një plani të mëparshëm bashkëpunimi, dhe duke e mbyllur me Stenaldon, të cilin e sfidoi në rrafshin intelektual.

“Atëherë… emri i parë duhet të jetë Mali, sezbën, sepse duhet ta pastroj sepse unë dhe Mali kemi shkuar shumë mirë në fillim, pastaj për një bisedë konstruktive që i thashë që duhet të bënte kundrejt Mirit, ai filloi të më sulmonte, edhe rasti i lorit të kafes që ishim në sfidë, që ndodhi ai keqkuptim. Pra, emri i parë është Mali.

Emri i dytë është Selin, sepse gjithë kjo lojë e imja këtu ishte me një eufori shumë të madhe para se të hyja që të bashkëpunoja me Selinë, pra duhet sezbën ta flas me Selinë.

Edhe emri i tretë, patjetër duhet të jetë Stenaldo, sepse unë jam këtu ashtu siç Stenaldo është andej edhe të them të vërtetën vijmë nga një shkollë akademike afërsisht e njëjtë, pavarësisht se ai mendon që është një ‘pemë diturie’ dhe unë e kam quajtur që është shumë më lart se unë në kuadër të intelektit, por secili ka intelektet e veta.”

Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i tre banorëve të përzgjedhur, pasi ata kanë të drejtën të vendosin nëse do ta pranojnë ftesën për t’u përballur me Rogertin apo do ta refuzojnë atë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE