SHOWBIZ / E Hënë 3 Qershor 2024, 22:10

Një mik si Noizy/ Pas humbjes me Realin, reperi i ‘kthen’ buzëqeshjen futbollistit të njohur me dhuratën luksoze (Foto)

Skuadra e Real Madridit të shtunën fitoi Ligën e Kampionëve duke mposhtur Borussia Dortmundin në finale me rezultat 2-0.

Në këtë të fundit siç dihet tashmë luan futbollisti Karim Adeyemi, i cili për shqiptarët njihet si partneri i reperes Loredana Zefi.

I njëjti ka raporte të mira me disa nga miqtë e artistes shqiptare siç është rasti me Noizyn.

Ai është takuar me Karim në Gjermani, ndërsa kanë kaluar kohë së bashku.

Reperi nga Shqipëria madje i ka bërë një super dhuratë, një qafore që duket se kap vlerën e mijëra eurove.