
Teksa përgatitjet për edicionet e reja të “Big Brother VIP Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania” po marrin formë, kanë nisur të qarkullojnë edhe informacionet e para për emrat që mund të bëhen pjesë e dy formateve.
Gazetarët Agon Rexhepi dhe Elton Tozaj, gjatë një diskutimi në emisionin “Ora7” në Klan Kosova, kanë ndarë disa detaje, pa zbuluar megjithatë identitetin e personazheve në fjalë.
Rexhepi tregoi se gjatë ditëve të fundit ka vënë re disa figura publike në ambientet pranë Klan Kosovës dhe, sipas tij, vizitat e tyre mund të mos kenë qenë të rastësishme.
“Unë i di disa detaje të reja. Disa njerëz që i kam parë afër në hapësirat tona, nuk mendoj që vizitat e tyre kanë qenë të rastësishme”, u shpreh gazetari.
Një prej detajeve që ngjalli më shumë interes lidhet me një çift shumë të njohur në TikTok. Sipas Rexhepit, bëhet fjalë për dy shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që kanë një popullaritet të madh në këtë platformë. Dy personazhet, sipas tij, janë parë për dy ose tri ditë radhazi pranë ambienteve të televizionit.
Por informacionet nuk lidhen vetëm me BBVK. Rexhepi foli gjithashtu për një ish-banore të “Big Brother VIP Kosova”, një prej personazheve të komentuar të edicioneve të fundit, e cila mund të kalojë këtë herë kufirin për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”.
Pikërisht në këtë pikë, Elton Tozaj dha një informacion edhe më konkret. Gazetari deklaroi se një ish-banor shqiptar i “Big Brother VIP Kosova” ka marrë zyrtarisht ftesë për të qenë pjesë e BBVA.
“Unë mund të të konfirmoj që zyrtarisht ftesën për në Big Brother VIP Albania e ka marrë vetëm një ish-banor nga Shqipëria që ka marrë pjesë në Big Brother VIP Kosova”, deklaroi Tozaj.
Sipas tij, ftesa i është bërë gjatë javës së kaluar, ndërsa informacionin e ka verifikuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me personin në fjalë.
Emri nuk u bë publik, ndaj mbetet për t’u parë se për cilin prej ish-banorëve bëhet fjalë dhe, mbi të gjitha, nëse ftesa do të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare.
Në të njëjtën kohë, mister mbetet edhe identiteti i çiftit të njohur të TikTok-ut që është parë pranë Klan Kosovës. Me afrimin e sezoneve të reja, pritet që lista e emrave të përfolur për dy shtëpitë më të ndjekura shqiptare të zgjerohet edhe më tej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
