LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 17:05

Familja zgjerohet! Ueda dhe Arlindi në pritje të fëmijës së dytë

Një lajm i bukur vjen nga çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, të cilët kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e kanë ndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku me vajzën e tyre 2-vjeçare, Amean.

Në fotografinë familjare, Ueda shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa në dorë mban imazhet e ekografisë së bebit, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël.

“Edhe një herë! Nga 3 do të bëhemi 4!”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Ueda dhe Arlindi u njohën gjatë pjesëmarrjes në “Love Island Albania 1”, ku historia e tyre e dashurisë i çoi deri në finale dhe më pas drejt fitores së formatit.

Marrëdhënia e krijuar përpara kamerave vijoi edhe pas përfundimit të spektaklit, ndërsa çifti më pas krijoi familjen e tyre dhe u bë prind për herë të parë me ardhjen në jetë të Ameas.

Tashmë, familjes së tyre do t’i shtohet edhe një anëtar. Për momentin, dyshja nuk ka zbuluar nëse fëmija i dytë do të jetë vajzë apo djalë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE