SHOWBIZ / E Hënë 25 Korrik 2022, 01:01

Nisin problemet nuse-vjehrrë mes Nicola-s dhe Victoria Beckham? Ç’po thuhet online

Rrjeti po flet për një marrëdhënie të tensionuar mes Victoria Beckham dhe gruas së djalit të saj Brooklyn, Nicola Peltz, pasi fansat vunë re se ato e kishin "injoruar” njëra-tjetrën prej muajsh në mediat sociale.

Përpara dasmës luksoze të Brooklyn dhe Nicola-s në prill, stilistja dhe aktorja vetëm e lavdëronin njëra-tjetrën online. Verën e kaluar dyshja reagonte në çdo postim të njëra-tjetrës në rrjetet sociale me shumë dashuri, raporton The Sun.

Por që nga dasma luksoze, të dyja kanë bërë shumë pak pëlqime e reagime online, një ndryshim i dukshëm me të kaluarën. Një person i brendshëm i familjes nuk i mohoi thashethemet për një përçarje për Mail, duke thënë:

"Njerëzit vazhdimisht spekulojnë për marrëdhëniet - ne vërtet nuk na intereson pasi është thjesht marrëzi".

Një burim tjetër tha për Mail se qëndrimi i familjes Peltz ndaj Beckham mund të jetë shkaku i prishjes së marrëdhënies.

Muajin e kaluar Nicola u duk se vuri në shënjestër vjehrrit e saj të famshëm – duke thënë se bashkëshorti i saj ndihej i “presionuar” në një karrierë që nuk i pëlqente. Ajo shtoi se Brooklyn po i drejtohej babait të saj, biznesmenit miliarder Nelson Peltz, për këshilla.

Rikujtojmë se çifti e kalon pjesën më të madhe të kohës në Los Anxhelos dhe Nicola ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse dëshiron të jetë pranë prindërve të saj.