SHOWBIZ / E Diel 1 Dhjetor 2024, 23:11

Nëse shpërthen Lufta e Tretë Botërore, a do dilte Flori dhe Valeri të luftonin? Dy ish-konkurrentët e Ferma Vip përgjigjen në “2984”

Florian Agalliu dhe Valer Kolnikaj, mbrëmjen e sotme ishin të ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus. Të pyetur, nëse do të dilnin të luftonin në rast se shpërthen një Luftë e Tretë Botërore, dy ish-konkurrentët e “Ferma Vip” dhanë përgjigje të kundërta.

Albano Bogdo: Do dilni në luftë?

Valer Kolnikaj: Unë jam për paqe në botë dhe thjesht do isha ai personi paqësor, siç e kam treguar edhe në Fermë. Shuaj zjarre! Ashtu siç edhe i ndjez edhe i shuaj zakonsiht.

Albano Bogdo: Dini të përdorni armë?

Florian Agalliu: Me aq pak eksperiencë sa kemi Albano…

Valer Kolnikaj: Në kohën kur u hapën depot çdo shtëpi kishte armë. Fatmirësisht nuk i kemi keqpërdorur.

Albano Bogdo: Pa dëmtime dhe me 6 muaj kohë në dispozicion një betejë trup më trup kush fiton?

Valer Kolnikaj: Po unë e kam mundur këtë titanin në përleshje. Të mund Flor!

Florian Agalliu: Jam dakord më mund. (qesh)/vizionplus.tv