LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 02:02

Pamje që të fusin në dhe, motrat e Laurent Krasniqit të pikëlluara në ceremoninë e varrimit

Është mbajtur ceremonia e varrimit të Laurent Krasniqit, 29-vjeçarit që humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.

Familjarë, të afërm, miq dhe njerëz të shumtë janë mbledhur në varrezat e fshatit Llukar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Laurentit.

Momente veçanërisht të rënda janë parë gjatë ceremonisë, ku të pranishme ishin edhe dy motrat e tij, të cilat po përballen me dhimbjen e madhe për humbjen e vëllait.

Pamjet nga ceremonia tregojnë atmosferën e rëndë që ka mbizotëruar mes familjarëve, ndërsa motrat e Laurentit qëndronin pranë familjes në momentet e fundit të lamtumirës.

Njëra prej motrave kishte reaguar edhe në rrjetet sociale pas humbjes së Laurentit, duke publikuar një fotografi të tij dhe një dedikim prekës.

“Oj dashnia e motrës që ma thajte shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, kishte shkruar ajo.

Mesazhi i saj kishte prekur shumë ndjekës, ndërsa gjatë ceremonisë së varrimit dhimbja e familjes ishte e dukshme.

Laurent Krasniqi humbi jetën pas një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Llukar të Prishtinës, ku u përfshinë një automjet dhe motoçikleta që drejtonte ai.

29-vjeçari u dërgua për trajtim mjekësor pas aksidentit, por nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve të marra.

Humbja e tij e papritur ka prekur familjen, miqtë dhe shumë persona që e njihnin Laurentit edhe përmes aktivitetit të tij në rrjetet sociale dhe paraqitjes në Big Brother VIP Kosova.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe miq të tij të afërt, të cilët gjatë ditës kanë ndarë mesazhe dhe kujtime për Laurent Krasniqin.

Megjithatë, ndër momentet më prekëse të lamtumirës ishin ato të familjarëve dhe veçanërisht të dy motrave të tij, të cilat i dhanë lamtumirën vëllait të tyre.

Për më shumë nga momentet e rënda gjatë ceremonisë së varrimit të Laurent Krasniqit, shikoni pamjet më poshtë.